Sulmi rus në Kiev, një i vrarë dhe 10 të plagosur

Dje një prej raketave që kishte në objektiv fabrikën “Artem” për prodhimin e raketave të avionëve në lagjen Shevchenkivskyi të Kievit, goditi një ndërtesë përballë fabrikës në të cilën jetonin civilë

Të paktën një person e ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të kryer dje në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, raporton Anadolu Agency (AA).

Dje një prej raketave që kishte në objektiv fabrikën “Artem” për prodhimin e raketave të avionëve në lagjen Shevchenkivskyi të Kievit, goditi një ndërtesë përballë fabrikës në të cilën jetonin civilë.

Teksa në vendin e ngjarjes vazhdojnë punimet për rrënojat, është vërejtur se qytetarët që kanë ardhur aty po nxjerrin nga ndërtesa sendet e tyre.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale, mësohet se në sulm ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dhjetë të tjerë.

Ndër të tjera bëhet e ditur se katër prej të plagosurve janë dërguar në spital.

Këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko, dje deklaroi se lokacionet në fjalë u goditën me raketat ruse të lëshuara nga Deti i Zi dhe se në sulm ishin plagosur gjashtë persona.

Kategoritë
BotaLajme