Sulmohen me shufra metali dy të rinjë shqiptarë në veri të Mitrovicës

Dy të rinj shqiptarë, E. B. 19 vjeçar dhe M. K. 20 vjeçar, janë rrahur të enjten mbrëma në veri të Mitrovicës, nga një grup të rinjësh, përkatësia etnike e të cilëve nuk dihet

Burime të KosovaPress-it. bwjnw tw ditur se mbrëmë pak pas orës 22:00, pasi kanë qenë duke u kthyer në shtëpi, rrugës përgjatë shëtitores tek liqeni artificial, afër restoranit ‘Missini’, janë sulmuar pa asnjë shkas nga një grup prej tre personash, të cilët gjatë sulmit kanë përdorur shufra të metalit.

Me këtë rast, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar në shtëpinë e shëndetit në jug të Mitrovicës, ku më pas janë liruar në shtëpi. Autorët dhe motivi i këtij sulmi akoma nuk dihen.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se policia është duke zhvilluar hetimet.

Sipas tij, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar si ‘shkaktim i lëndime të lehta trupore’.

Kategoritë
LajmeVendi