Sulmohet ambasada shqiptare në Beograd

Ditën e djeshme është shënuar një incident pranë ambasadës shqiptare në Beograd. Një kalimtar ka hedhur një shashkë në oborrin e ambasadës, fatmirësisht aty nuk ka pasur njerëz.

Sic ka mësuar ABC, në atë moment brenda në godinë ka qenë ambasadori Ilir Boçka dhe personeli i ambasadës.

Nuk janë shënuar dëme materiale dhe as në njerëz. Kjo ndodhi ndërsa dje serbët e Veriut të Mitrovicës e pritën me sulem zyrtarët doganorë të Kosovës, që ndodheshin aty në një aksion kundër kontrabandës.

Kategoritë
LajmeRajoni