Sulmohet me armë zjarri aeroplani italian që transportonte afganë nga Kabuli

Të shtëna me armë ndaj aeroplani italian që po largohej nga Kabuli.

Të shtëna me armë në drejtim të një aeroplani ushtarak italian ndërsa po largohej nga Kabuli sot.

Aeroplani nuk u dëmtua në incident, shtoi burimi, raporton reuters.

Një gazetar italian që udhëtonte në fluturim i tha Sky 24 TG se aeroplani mbante gati 100 civilë afganë kur u sulmua disa minuta pas ngritjes.

Ndryshe, SHBA dhe shumë shtete botërore po vazhdojnë evakuimin e qytetarëve të tyre dhe afganëve që kanë bashkuar me ta gjatë njëzet vjetëve të fundit në Afganistan.

Kategoritë
BotaLajme