Superliga e Kosovës, rezultatet e dy ndeshjeve të sotme

Dy ndeshjet hapëse të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës kanë përfunduar me rezultate interesante.

Drita zhvilloi ndeshje si vendase kundër Drenicës, kurse Feronikeli ishte mysafir i skuadrës së Besa Pejës, përcjell KosovaPress.

Drenica arriti që të nxjerrë një pikë të rëndësishme kundër Dritës, ku të dy skuadrat u ndanë të barabarta, dhe rezultati përfundimtar është 1:1.

Në anën tjetër, befasia e kësaj xhiroje është skuadra e Besa Pejës, e cila si vendase arriti ta mposhtë Feronikelin, me rezultat të ngushtë 2:1.

Rezultatet përfundimtare të dy ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.

Drita 1 – 1 Drenica

FC Besa 2 – 1 Feronikeli

Kategoritë
LajmeSport