Suspendimi i Amir Hoxhës – dorëzohet kallëzim penal ndaj PK-së

Gjatë ditës së sotme është dorëzuar kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Policisë së Kosovës për suspendimin e zyrtarit Policor, Amir Hoxha.

Gent Gjini, avokati i Amir Hoxhës ka thënë se ndaj klientit të tij është përdorur fushatë denigruese duke përdorur informacione konfidenciale që janë brenda Policisë.

“Do të ushtrojmë kallëzim penal për Amir Hoxhën. Duke ditur autoritetin publik të cilën ka pasur nga shtresat shoqërore për shprehjen e mendimit të lirë, kemi parë një fushatë denigruese për Amirin për përdorimin e një dokumentacioni në shtetin Kroat të cilën e ka kryer. E me atë rast, ajo çështje është mbyllur. Por, tani po tentohet nëpër rrjete sociale nëpërmjet fushatës denigruese të përdoret se kinse Amiri nuk ka imazh të mirë në publik”, tha ai.

Tutje ai shtoi se ky kallëzim po bëhet për drejtorinë e Policisë së Kosovës, pasi sipas tij informacionet që kanë dalë për Amir Hoxhë në rrjetet sociale, janë informacione që kanë qarkulluar në kanalet zyrtare të Policisë.

“Kallëzimi penal do të bëhet për drejtorinë e Policisë së Kosovës, sepse informacionet konfidenciale ndërmjet shtetit kroat dhe kosovar kanë qenë në rrugë zyrtare dhe kanale zyrtare. Dhe tano këto informacione të publikuara në rrjete sociale, të linqohet publikisht Amir Hoxha për ne është e papranueshme sepse ka qenë një fushatë me qëllime dhe prapavijë tendencioze. Me këtë kallëzim penal persona që e kanë bërë këtë akt do të marrin përgjegjësinë e duhur penale”, përfundoi ai.

Kategoritë
LajmeVendi