Sveçla e drejtori i Policisë thërrasin konferencë për media lidhur me tragjedinë në Gllogjan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kanë thirrur një konferencë për media.

Temë e kësaj konference do të jetë tragjedia e djeshme në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona, dy prej të cilëve nxënës.

Konferenca do të mbahet në orën 15:00 në stacionin policor në Deçan.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ministria e Punëve të Brendshme përmes këtij njoftimi zyrtar iu fton të merrni pjesë në një konferencë për media, që ministri i MPB-së, z. Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Mehmeti, do ta mbajnë në Stacionin Policor në Deçan, lidhur me rastin e mbrëmshëm të ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Vendi: Stacioni Policor Deçan,

Datë: 27.11.2021,

Ora: 15:00

Shënim: Kërkohet respektimi i masave bazuar në ligjin për parandalim dhe luftim të pandemisë COVID 19.

Kategoritë
LajmeVendi