Syzet që “thyejnë” muret: Armët e reja të ushtrisë amerikane mund të ndryshojnë mënyrën e luftës (Foto)

Ushtria amerikane ka zhvilluar një “sistem të integruar të shtimit vizual” (IVAS) që do t’u japë ushtarëve të tyre një avantazh të madh në luftime të ngushta, veçanërisht kur bëhet fjalë për këmbësorinë.

Syzet speciale të montuara në përkrenare lejojnë që ushtari të shohë nëpër mure ose përmes blindave të automjeteve luftarake, duke i dhënë kështu atij vetëdije të plotë për situatën në të cilën ndodhen dhe kërcënimet e mundshme,transmeton Gazeta e Re

Me ndihmën e tyre, ushtarët që janë zakonisht në pjesën e pasme të një automjeti të blinduar kanë një pasqyrë të plotë të vendit ku janë dhe ku po shkojnë. Syzet përmbajnë një kombinim të kamerave dhe sensorëve, falë të cilave ata projektojnë një imazh të asaj që duhet të jetë prapa një muri ose strehe.

Ushtarët në një automjet të blinduar, për shembull, duke përdorur këtë sistem nuk do të duhet të dalin jashtë për të parë se çfarë po ndodh, por do të jenë në gjendje të shohin një “transmetim” nga një mori kameresh të montuara në automjet në ekranet e syzeve të tyre të mençura – dhe ju mund të shihni kamerat gjithashtu në qoshe.

Kur bëhet fjalë për armët (p.sh. pushkët), mund të instalohen kamera termike që lejojnë ushtarët të shohin në errësirë ​​dhe syzet gjithashtu mund të shfaqin “harta” dixhitale, e cila është veçanërisht e dobishme kur ushtarët janë në territor të panjohur, raporton “Popular Mechanics” .

Pentagoni beson se kjo teknologji do të zvogëlojë numrin e viktimave të panevojshme në minimum, pikërisht sepse do të rrisë efikasitetin në fushën e betejës dhe plani është që të investohen 1.1 miliard dollarë në IVAS, e cila do të pajisë kryesisht këmbësorinë në vijën e frontit./Gazeta e Re

Kategoritë
LajmeTë ndryshmeTeknologji