Tahiri: Dështimi i sigurimit të vaksinës i qëllimshëm, Kurit e Vitia duhet të tregojnë arsyen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelar Tahiri, ka thënë se dështimi i nënshkrimit të kontratës për sigurimin e vaksinës anti-Covid nga Qeveria Kurti është i qëllimshëm, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se Kurti e Vitia duhet të tregojnë për këtë dështim.

“PDK po ndjekë me shqetësim të madh dështimin e nënshkrimit të kontratës për sigurimine vaksinës. Ky dështim është i qëllimshëm. Arsyetimi i ministrit është i paqëndrueshëm. Kërkojmë nga Kurti e Vitia të tregojë pse ka dështua sigurimi i vaksinave. Numri i vdekjeve po rritet ku prej marrjes së detyrës janë 291 vdekje andaj ne kërkojnë sqarim e transparencë” tha Tahiri.

Tahiri ka folur lidhur edhe me rastin e Insajderit, ku ka thënë se Prokuroria nuk duhet të bije pre e Kurtit.

Ai po ashtu ka  thënë se ligji për sinjalizuesit mbron shërbyesit civil, duke thënë se ata që publikojnë abuzimet e kësaj qeverie janë heronj.

“Kërkojmë nga Prokuroria e Shteti që të mos bije pre e Kurtit, dhe dënojmë çdo sulm ndaj medieve. I bëjmë thirrje kryetari të parlamentit të Kosovës që të caktojë datë për diskutimin e kërkesave të PDK-së”.

“Ju bëjë thirrje shërbyesve civil që ligji për sinjalizues mbron të drejtat e tyre. Heronjë janë ata që nxjerrin në pashe abuzimet që dalin nga kjo Qeveri e ministrat e saj. Të dal Kurti që sonte që të jap sqarim për dështimin e nënshkrimit të kësaj kontrate. Ajo që tha Vitia dje ngre edhe më shumë dyshime lidhur më këtë çështje”, tha Tahiri.

Ai ka kërkuar edhe nga presidentja Osmani angazhim në sigurimin e vaksinës.

“Të shfrytëzoj të gjitha mundësitë e saj për sigurimin e vaksinave e jo të dal me konstatime. I bëjmë thirrje presidentes së vendit që të angazhohet rreth sigurimit të këtyre vaksinave” ka përfunduar ai.

Kategoritë
LajmeVendi