Tahiri pas vizitës në Asamblenë Parlamentare: Kemi shumë punë për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri po merr pjesë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Keshillit të Evropës.
Deputeti i AAK-së u shpreh se në gjendjen momentale prioriteti i këtij institucioni është gjendja në Ukrainë.
‘Vendet Evropiane janë të unifikuara në qëndrimet e veta për luftën në Ukrainë, por ende disi hezitojnë t’i thonë qendrimet qartë dhe saktë’, tha Tahiri.
Ndërkaq, sa i përket procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Tahiri theksoi se ende ka shumë punë që duhen kryer. Ndër të tjera, Tahiri shpalosi disa sygjerime në lidhje me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës
- Prioriteti i këtij institucioni është Ukraina dhe vetëm Ukraina;
- Roli i Rusisë dhe vendeve aleate të saj janë jashtë ndikimit, pra tani për tani nuk kanë mundësi me na penguar;
- Deklaratat se është momentumi i duhur për aplikim, duhet të studiohen seriozisht e mirë, me maturi, e jo me tifozëri. Sipas vlerësimit tim, nuk janë punët për deklarime pompoze, por për avokim strategjik e politikë ‘pa zhurmë’.
- Urgjentisht duhet ta forcojmë me personel e kapacitete logjistike e buxhetore Konsulatën tonë në Strasburg.
- Në prill (25-29) delegacioni ynë duhet të vijë këtu me plan konkret, deri atëherë mos të bëjnë shumë tweeta.