Tahiri: Ta fusim Ligjin e Pagave në buxhet, në mënyrë që të implementohet nga marsi

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e sotme ku po diskutohet për Ligjin e Pagave i ka bërë thirrje Qeverisë që ta përfshijë këtë ligj në buxhetin për vitin 2022, në mënyrë që të fillojë të implementohet nga muaji Mars.

Tahiri ndër të tjera theksoi se kur është në pyetje interesi i punëtorëve, inatet politike duhet të lëhen anash.

”Procesit të miratimit të Ligjeve të Reformës së Administratës Publike, iu deshën gati një dekadë për miratim, duke qenë kompleks dhe sfidues; Në 2019, pas një përkushtimit të madh profesional dhe me vullnetin e treguar politik, u miratuan këto Ligje në pako. Në punën në Kuvend, propozimet e miratuara, bënë që Ligji për Administratën Shtetërore u rekomandua për plotësim ndryshim, ndërkaq ai i Pagave u shfuqizua”, tha ai. Tutje,

Tahiri tha se raportet kredibile ndërkombëtare, si ai i raportit për vendin i BE-së, ka vlerësuar këtë arritje, përkushtimin asokohe të Qeverisë për reformën.

Sipas Tahirit, ky proces, është instrument kyç për të shmangur krijimin e strukturave ad-hoc dhe për të vendosur hierarki dhe strukturë të qartë institucionale, kjo duke reflektuar edhe në një sistem unik të pagave.

Ndër të tjera, Tahiri theksoi se Ligji i Pagave përcakton rregulla për sistemin e pagave të të gjithë personave që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Rregulla minimale përcakton edhe pagat për punëtoret e ndërmarrjeve publike.

“Është përgjegjësi dhe detyrë e Kuvendit, që të mbikëqyrë qeverinë, por edhe të kryej mandatin karrshi hartimit të legjislacionit’, tha ai Tahiri ftoi Qeverinë për diskutim, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. ‘Ju ftoj që diskutimet ti vendosim në fokus të gjetjes së zgjidhjes, e qysh sot. Të nisim komunikimin e dialogun me palët. Të diskutojmë mbi mundësitë reale buxhetore për zbatim. E ta nxjerrim në dritë një proces aq të rëndësishëm, jo vetëm për punonjësit, por parasëgjithash për të vendosur një sistem të drejtë të pagave”, përfundoi Tahiri.

Kategoritë
LajmeVendi