Tahiri takon Batatinën: Goli i radhës, Llapi lart në Evropian

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, sot ka takuar trajnerin Tahir Batatinën, për tu informuar nga afër rreth arritjeve, sfidave dhe nevojave të sportistëve dhe klubeve.

Ai po ashtu, tha se për të rinjtë duhet të krijojmë hapësira rekretive-sportive, në menyrë që talentin e pasionin të mund ta ushtrojnë e zhvillojnë.

“Goli i radhës, Llapi lart në Evropian

Në vizitë tek stadiumi i qytetit “Zahir Pajaziti”, për t’u njohur me arritjet, sfidat dhe nevojat e sportistëve dhe klubeve. Bashkë me trajnerin Batatina, takova shumë fëmijë e të rinj në përgatitje sportive.

Për të rinjtë duhet të krijojmë hapësira rekretive-sportive, në menyrë që talentin e pasionin të mund ta ushtrojnë e zhvillojnë. Infrastruktura sportive duhet të shtrihet nga hapësirat e lagjeve, fshatrave e deri tek zonat zhvillimore me terrene multi-funksionale.

Si agjendë që na ngarkon të gjithëve, duam të ndërtojmë shoqëri, ku energjia, kreativiteti e mundi i secilit të gjejë hapësirë jetësimi, përmes qytetit që ofron mundësi”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Më tej Tahiri tregoi se në klubin e “Llapit”, aktualisht janë rreth 280 të rinj e të reja, ku tha se as sportistët, as klubet e as komuna të vetme smund t’ia dalim, por duhet një mekanizëm i koordinimit e kontributit, sikurse edhe i investimeve nga bizneset, duke u ofruar atyre mundësi e lehtësira.

“Aktualisht, klubi i futbollit “Llapi”, në shkollën e saj ka rreth 280 të rinj e të reja, e po ashtu, edhe klubet tjera me numër po aq të madh. Përkrahja për sportin duhet të jetë e strukturuar, nisur nga edukimi sportiv, e deri tek garat ndërkombëtare

Këtu, as sportistët, as klubet e as komuna të vetme smund t’ia dalim, por duhet një mekanizëm i koordinimit e kontributit, sikurse edhe i investimeve nga bizneset, duke u ofruar atyre mundësi e lehtësira.

Pra, angazhimi në sport duhet të jetë pronë e të gjithë atyre që edhe pa qenë njerëz të sportit kanë shumë interesa të lidhura me të, duke nisur nga fëmijët e shëndeti. Sporti është një instrument për të afruar njerëzit, duke stimuluar zhvillimin individual, duke stimuluar zhvillimin shoqëror”, ka treguar tutje Tahiri.

Krejt në fund Tahiri falënderoi Batatinën, për të gjithë mundin e energjinë që e ka dhënë për ta kthyer në histori ekipin e qytetit.

“Një falënderim i veçantë për trajnerin Tahir Batatina, që gjithë mundin e energjinë e dha për ta kthyer në histori ekipin e qytetit, e golin e radhës e presim si ngjitje e Llapit dhe Kosovës në Evropian. Me plot besim, për të qenë në krah e mbështetje për sukseset e radhës”, përfundoi ai.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet