Takimi Biden-Putin: Liderët e SHBA-së dhe Rusisë bisedime të tensionuara në Gjenevë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin janë në pritje të samitit të tyre të parë, që do të mbahet në Gjeneve Zvicër. Temat që do të diskutohen përfshijnë kontrollin e armëve, sanksionet dhe pretendimet e SHBA-së për sulmet kibernetike ruse dhe ndërhyrjet në zgjedhje.

Samiti do të fillojë rreth orës 13:00.  Zgjedhja e Gjenevës si vendndodhje e takimit i referohet samitit të Luftës së Ftohtë midis Presidentit të SHBA-së Ronald Reagan dhe udhëheqësit Sovjetik Mikhail Gorbachev në 1985.

Të dyja palët kanë thënë se takimi do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse ato u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për disa çeshtje. Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA synon të arrijë disa “ndarje detyrash”, thëne ndryshe, emërimin e disa funksionarëve nga të dyja palët për të vazhduar diskutimet në nivel më të ulët për tema ku mund të punohet bashkërisht. Kontrolli i armëve është një nga çeshtjet ku gjatë viteve është arritur mirëkuptim.

Një shenjë simbolike e tensionit mes dy presidenteve Biden dhe Putin është fakti që nuk është planifikuar drekë e përbashkët dhe secili prej tyre do të zhvillojë një konferencë të veçantë për shtyp.

Biden ka thënë se është një hap i rëndësishëm nëse të dy vendet do të jenë në gjendje të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre. Ai thotë se shpreson të punojë me Putin në fushat ku bashkëpunimi është në interes të të dy vendeve.

Në prag të bisedimeve, presidenti amerikan – i cili më parë e ka përshkruar Putinin si një vrasës – e quajti udhëheqësin rus “një kundërshtar të denjë”.

Atëherë, çfarë pritet të arrijë samiti?

Ata do të diskutojnë tema të rëndësishme si shpërndarja e armëve ku ka një interes të ndërsjellë për të parandaluar shitjen e mëtejshme të armëve bërthamore. Përveç kësaj, do të diskutohet për ndryshimin e klimës.

Gjithashtu një nga temat kryesore do të jetë përpjekja për ti treguar kufijtë Rusisë.

Kategoritë
BotaLajme