Takimi i Odave Ekonomike të Kosovës dhe Greqisë, Abrashi: I hap rrugë bashkëpunimit të bizneseve

Sot në Athinë u mbajt takimi i përfaqësuesve të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Greqisë.

E sipas Gazmend Abrashit të AAK-së, ky takim hap bashkëpunimin e bizneseve të dy shteteve.

“Sot në kryeqytetin e Greqisë – Athinë u mbajt takimi i përfaqësuesve të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Greqisë. Bashkëpunimi i bizneseve të dy shteteve hap rrugë për forcimin e bashkëpunimit të dy vendeve në të gjitha sferat. Greqia pritet të luaj rol të rëndësishëm në integrimin e Kosovës në EU dhe NATO”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeVendi