Takimi Kurti-Vuçiq ndërmjet datave 14 e 17 qershor

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë nga 14 deri më 17 qershor, kanë rënë dakord sot palët në takimin që u zhvilluar në mes të Miroslav Lajçak, emisarin e BE-së për dialogun, Matthew Palmer, të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Aleksandar Vuçiq, presidentit të Serbisë.

Kjo u bë e ditur nga burime jozyrtare për mediumin serb “Blic”. Lajçak më herët për mediat serbe kishte thënë se është caktuar një datë për mbajtjen e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Josep Borrell, përfaqësuesit të BE-së për Politika të Jashtme, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Pas këtij takimi nuk pati konferencë për media nga Lajçak dhe Palmer. Kjo është një vizitë zyrtare nga diplomatët e huaj, pas asaj në Kosovë që ishte të hënën dhe të martën, ata kanë thënë se këto takime si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd janë duke u bërë para takimit për rivazhdimin e procesit të dialogut në qershor.

Kategoritë
LajmeVendi