Takimi Merkel-Macron: Dialogu me Ankaranë, i domosdoshëm

Dialogu mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë e Turqisë, është i domosdoshëm dhe duhet mbrojtur. Është ky qëndrimi i përbashkët i presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane Merkel, të cilët u takuan në Berlin në kuadër të këshillit europian të javës së ardhshme.

Një takim i cili shërbeu dhe për të rikthyer vëmendjen mbi pandeminë e koronavirusit, që për Merkel nuk mund të konsiderohet ende pjesë e së kaluarës. Dhe pse aktualisht duket si e përfunduar, pandemia është ende atje. Për të kuptuar se si gjithçka mund  të ndryshojë shumë shpejt, mjafton shembulli i Lisbonës.

Gjithsesi agjenda e këshillit është kryesisht politike. Si Merkel ashtu dhe Macron janë takuar me presidentin turk Erdogan, gjatë samitit të NATO-s dhe nga të dy u bë apel për bashkimin e forcave në përballjen me disa kriza duke filluar nga Siria dhe Libia.

Një bashkëpunim i vështirë ndoshta por që Berlinin dhe Parisin, më i domosdoshëm se asnjëherë më parë.

Kategoritë
BotaLajme