Takoi 35 gra në të njëjtën kohë dhe i gënjeu se e ka ditëlindjen për të marrë dhurata, burri arrestohet për mashtrim

Një burrë në Japoni është arrestuar i cili dyshohet se mashtroi 35 gra në të njëjtën kohë si dhe mori dhurata dhe kartolina nga të gjitha ato.

Takashi Miyagawa, iu kishte thënë secilës prej grave që kishte dalë në takim, që e kishte ditëlindjen, duke pranuar kështu dhurata, edhe pse ditëlindja e vërtetë e tij është më 13 nëntor, shkruan Daily Mail.

39-vjeçari u arrestua si i dyshuar për mashtrim, sepse i njëjti pretendonte se ishte serioz në lidhje me marrëdhëniet që kishte me to.

Gratë e kanë akuzuar Miyagawa-n se i ka mashtruar ato për dhuratat e ditëlindjes në vlerë prej 665 funtesh, përfshirë rroba dhe para.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme