Taksi ”Roberti” surprizon me dhurata fëmijët në Prishtinë

Sot kishte një surprizë të bukur në rrugët e Prishtinës.

Taksi ”Roberti”, në bashkëpunim me ”Urban Taxi” dhe ”Rent a Car Roberti” organizuan aktivitetin e shpërndarjes së dhuratave për fëmijët në qytetin e Prishtinës dhe në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Me anë të kësaj iniciative, taksi ”Roberti” ka për qëllim që të ndihmojë dhe të dhurojë lumturi për të gjithë fëmijët.

Dhuratat iu shpërndanë fëmijëve që ecnin në rrugët e Prishtinës, përmes një slite bashkangjitur taksi Robertit. Babadimri nga slita iu shpërndante dhurata fëmijëve që rastësishëm ecnin në rrugë.

Njëkohësisht dhurata simbolike u shpërndanë edhe tek fëmijët në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Drejtoresha e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive, znj. Violeta Zatriqi duke ju dëshiruar shërim të shpejt fëmijëve në këtë klinikë, ka falenderuar bashkëpunëtorët për surprizën.

Taksi ”Roberti” duke ju uruar Vitin e Ri, paqe e shëndet të mirë, do të kujdeset që për çdo fundvit të jetë më pranë fëmijëve dhe jo vetëm.

Rehatia juaj është misioni ynë!
Prandaj do të ofrojmë çdoherë shërbime dinjitoze në punë dhe do të apelojmë për më shumë solidaritet, ashtu siç dimë dhe mundemi, e sidomos në atmosferë festash.

Kategoritë
LajmeVendi