Talibanët ndalojnë kultivimin e narkotikëve në Afganistan

Sipas një urdhri të udhëheqësit taliban Hibatullah Akhundzada, përdorimi dhe tregtimi i substancave dehëse si alkooli, heroina, droga, kanabisi dhe fabrikat që prodhojnë të gjitha llojet e drogave janë të ndaluara në të gjithë vendin.

Talibanët shpallën sot ndalimin e kultivimit të lëndëve narkotike në Afganistan.

Sipas një urdhri të udhëheqësit taliban Hibatullah Akhundzada, përdorimi dhe tregtimi i substancave dehëse si alkooli, heroina, droga, kanabisi dhe fabrikat që prodhojnë të gjitha llojet e drogave janë të ndaluara në të gjithë vendin.

Kushdo që shkel vendimin do të ndiqet penalisht dhe dënohet, thuhet në urdhër.

Edhe pse konsumimi i alkoolit ishte zyrtarisht i ndaluar para qeverisë së përkohshme të talibanëve në Afganistan, ai shitej në fshehtësi në të gjithë vendin.

Kategoritë
BotaLajme