Taulant Xhaka i thotë lamtumirë Kombëtares së Shqipërisë: Fanella kuqezi krenaria ime

Taulant Xhaka i jep lamtumirën kombëtares kuqezi pas shtatë vitesh si lojtar.

Lajmin e ka dhënë vetë mesfushori nëpërmjet një letre të hapur, ku zbulon emocionet që ka përjetuar me fanellën kuqezi dhe përfaqësimin e Shqipërisë, teksa thekson se dëmtimet e shumta e kanë detyruar t’i japë lamtumirën kombëtares.

Mesfushori 30-vjeçar ka debutuar me fanellën kuqezi në vitin 2014- dhe që atëherë ka veshur fanellën e Shqipërisë për 31 ndeshje.

Duke qenë pjesë e grupit që shkroi historinë me kualifikimin për herë të parë në fazën finale të Evropianit 2016.

Së fundi Xhaka pati pasur disa përplasje me trajnerin Edi Reja, i cili pak ditë më parë deklaroi se mesfushori ka refuzuar rregullisht ftesat e tij. Megjithatë vetë futbollisti deklaroi se ka refuzuar pikërisht për shkak të dëmtimeve dhe po prej tyre detyrohet të tërhiqet nga kombëtarja.

Letra e plotë:

Të nderuar tifozë, futbollistë, dashamirës të futbollit, e nderuar Kombëtare, krenaria e gjakut tim. Dita që u vesha kuqezi ka qenë dhe mbetet dita dhe kujtimi im më i bukur i jetës. Kam qenë dhe jam shumë krenar që u bë e mundur, që unë të vishesha kuqezi. Ishte një ëndërr për të gjithë familjen XHAKA, e cila tashmë është bërë realitet.

Do jemi gjithmonë krenar dhe mirënjohës. Nuk përshkruhen dot me fjalë emocionet dhe çastet e bukura që kam kaluar në gjirin e kombëtares kuqezi. Ii paharrueshëm do të mbetet kualifikimi që arritëm së bashku në evropian! Mbi të gjitha entuziazmi dhe krenaria e përfaqësimit të kombëtares kuqezi është një luftë për të treguar dashurinë ndaj vendit tënd të origjinës.

Si unë dhe vëllai im Graniti, jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën. E gjithë familja ime na ka rritur si mua, ashti dhe Granitin me flamurin kuqezi në zemër, me një respekt dhe krenari të veçantë për vendin tonë. Gjithmonë fillimet janë të bukura dhe askush nuk e mendon se sa shpejt ikin vitet dhe stafeta duhet dorëzuar brezit të ri kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta që Akoma vazhdojnë të më ndjekin.

Kategoritë
LajmeSport