Të enjten do të mbahet premiera e koncertit “Pianoja e Humbur e Sulltan Abdylhamitit të II-të”

Me performancën e pianistes së njohur nga Turqia, Prof. Tutu Aydınoğlu dhe me prezantimet e Prof. Nuray Ocaklı për herë të parë në Kosovë, do të mbahen dy koncerte premierë, zhvilluar në kuadër të projektit të quajtur “Pianoja e humbur e Sulltan Abdylhamitit”.

Projekti pasqyron perspektivën kulturore të Abdulhamid Hanit, i cili ka një shije të madhe muzikore, dhe në çfarë mase kultura osmane dhe trashëgimia kulturore në gjeografinë e përhapur gjatë historisë ndikuan në artin evropian, dhe si rezultat i këtij efekti, Himni “Hamidiye” u performua me instrumentet të përhapura në mbarë botën. Projekti hulumtues “Pianoja e humbur e Abdülhamitit”, i cili doli si një projekt që shqyrton në detaje jetën artistike të këtij sulltani që kishte një interes të jashtëzakonshëm në artin dhe muzikën perëndimore, do të shfaqet nëpërmjet koncerteve në dy qytete të Kosovës.

Aktiviteti realizohet nga Qendra Kulturore Turke Yunus Emre.

Prishtinë: Të enjten, më 10 mars 2022, në ora 18:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Prizren: Të premten, më 11 Mars 2022 në ora 17.00, Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni”

Kategoritë
KulturëLajme