Të enjten shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale

Të enjten do të shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 17 tetor.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”.

Kategoritë
LajmeVendi