Të gjithë “çmenden” për Alexander Isak, Chelsea hyn zyrtarisht në “ankand” për të

Si gjithmonë, kompeticionet e mëdha si Europianët dhe Botëorët zbulojnë shumë lojtarë, që përmes shkëlqimit në të tillë turne, arrijnë të transferohen e më pas të shkëlqejnë në karrierën e tyre.

Një nga yjet e zbuluar të këtij kampionati është Alexander Isak. 21-vjeçari i Suedisë ishte repart më vete ndaj Spanjës dhe rrezikoi i vetëm disa herë portën e Unai Simon, duke treguar cilësi dhe shpejtësi të çmendur.

Pas asaj paraqitje, klubet e mëdha kanë rritur interesin për ta blerë. Mësohet se Chelsea është klubi i radhës që ka hyrë në garë për talentin e Real Sociedad. Për të më parë janë interesuar edhe Real Madrid dhe Arsenal, por kampionët e Europës kanë financa më të shëndosha për ta blerë.

Kategoritë
LajmeSport