Të gjithë drejt Tiranës! ”Avullojnë” për 2 orë biletat e finales së Ligës së Konferencës

Kërkesat e shumta nga ana e tifozëve bënë që ngarkesa të ishte aq e madhe sa faqja e web-it të shfaqte probleme dhe të binte disa herë.

Pavarësisht këtyre problemeve tifozët nuk u dorëzuan në dëshirën e tyre për të aksesuar një biletë dhe i “zhdukën” 8500 biletat që ishin në shitje me shpejtësi të frikshme.

Biletat u nxorën në shitje pak pas mesditës me këto çmime:

Kategoria 4: 25 euro

Kategoria 3: 45 euro

Kategoria 2: 85 euro

Kategoria 1: 125 euro

Kategoritë
Sport