Të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci nisen për në Kosovë

Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik në Kroaci kanë nisur për tu kthyer në atdhe.

Në një lidhje direkte të mediumit kroat ’24sata’ shihen se të mbijetuarit e aksidentit po hipin në autobusin e rezervuar për ta deri Osijek, për të hipur pastaj në aeroplanin me të cilin do të kthehen drejt Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Ndërkohë gjatë ditës , ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobus i një kompanie nga Kosova, të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00.

Kategoritë
LajmeVendi