Të premten nis certifikimi i partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën janë dhënë detaje për fillimin e procesit për mbajtjen e zgjedhjeve me 14 shkurt të këtij viti

Drejtori i Zyra për Regjistrimin e Partive, Yll Buleshkaj ka njoftuar sot se dy parti të reja kanë aplikuar për regjistrim.

“Zyra në javën paraprake ka qenë e zënë duke shqyrtuar aplikacionet për regjistrim të partive të reja. Një është nga komuniteti boshnjak e cila është duke u shqyrtuar dhe një Iniciativë tjetër. Këto jemi duke i shqyrtuar dhe arsyeja pse kam kërkuar që të jenë në agjendë, është sepse posa të shpallen zgjedhjet e reja nuk pranojmë më aplikacione por vetëm bëjmë certifikim. Nga sot më nuk pranojmë aplikacione. PËr këto dy iniciativa do të marrim vendim në vijim”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Ibrahim Selmanaj nga  Këshilli për Personel në KQZ, dha detaje për stafin pjesëmarrës në zgjedhje që pritet të mbahen më 14 shkurt të këtij viti.

“Planifikohet që stafi jo permanent të jetë nga 402 . Kemi një numër pak më të madh se në zgjedhjet e fundit që poashtu që kanë qenë të jashtëzakonshme.  120 do të jenë persona në staf dhe Qendra e Numërimit të Votave nga 81 zyrtarë të stafit. Do ti shtohen zyrtarëve komunal si pjesë e logjistikës në këto zgjedhje. Kemi zbritje të numrit të trajnerëve. Traki kemi 274 trajnerë që do të punojnë në çift”, ka thënë ai.

Sami Kurteshi nga Stafi Permanent i KQZ’së, ka thënë se që nga viti 2017 deri në vitin 2019, ka pasur rritje të regjistrimeve të mërgimtarëve që votojnë në zgjedhjet në Kosovë. Kështu ai ka kërkuar që të rritet stafi jopermanent që puna të jetë edhe më intensive.

“Nga angazhimi i stafit jo permanent është rekomandim që të respektohen vendimet e Auditorit. Një pikë që unë përsëri e kam ngritur është numri i madh i personave që duhet të merren me shërbimin e votuesve dhe të gjitha teknikat administrative për regjistrimin e peronave nga mërgata që nuk jetojnë në Kosovë. Prej vitit 2017 deri në vitin 2019 është dyfishuar numri i personave që janë regjistruar. Ky pritet të mos zvogëlohet por të rritet”, ka deklaruar Kurteshi.

Në ndërkohë Këshilli për Operacione Zgjedhore janë dhënë më shumë detaje për sa i përket certifikimit të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sekretariati ka bërë punën më të mirë të mundshme që me i gjet aktivitete e mundshme. Faza e certifikimit të partive politike fillon nesër dhe përfundon me 21 janar. Prej të cilave llogaritet edhe periudha e shqyrtimit të kandidatëve  me Këshillin Gjyqësor, AKI’në, MPB’në, MPJ’në dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Poashtu tërheqja e shortit për vendvotimet ka me qenë me një shkurt. Aprovimi i fletë votimit me 2 shkurt. Fushata fillon prej datës 3 shkurt deri më 12 shkurt”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeVendi