Të premten protestohet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës

Ditën e nesërme nga ora 12:00 do të protestohet përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Arsyeja për këtë protestë thuhet se është moskthimi i përgjigjes nga ana e rektorit në lidhje me ankesën e bërë nga kandidatët e pranuar në studimet e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik.

Ankesa është bërë për vendimin që është marr nga Senati i UP’së me datën 24.12.2020 për përsëritjen e provimit pranues në studimet e doktoratës.

Ju njoftojmë që diten e Premte me datë 26.03.2021, nga ora 12 deri 12 e 30 do të organizojmë protestë përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Arsyeja e protestës është mos kthimi i përgjigjes nga ana e rektoratit për ankesën e bërë nga kandidatët e pranuar në studimet e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik.

Ankesa jonë është bërë për vendimin që është marr nga Senati i UP me datën 24.12.2020 për përsëritjen e provimit pranues në studimet e doktoratës.

Kategoritë
LajmeVendi