Të rinjtë e Prizrenit bashkëbiseduan me afaristin e njohur Burim Piraj për avancimin në tregun e punës

Në kuadër të projektit: “Ngritja e potencialeve dhe avancimi i të rinjve në tregun e punës”, Organizata “IDEA” ka organizuar një bashkëbisedim me afaristin Burim Piraj, pronar i kompanisë lidere në Kosovë, “Meka Hallall Food”.

Organizata “IDEA” ka njoftuar se ky projekt po realizohet në partneritet me “Makerspace Innovation Center Prizren” dhe është mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Në kuadër të këtij projekti do të realizohen edhe trajnime për dizajn grafik ku në fund të projektit pjesëmarrësve të suksesshme do t’i mundësohet puna praktike në një kompani të këtij qyteti./Gazetaere

Kategoritë
LajmeTë ndryshme