Të rraskapitur dhe me plagë të shumta në trup, dalin pamjet kur ushtarët e Azovstal u dorëzohen forcave ruse (Video)

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar pamjet e ushtarëve ukrainas të plagosur të cilët janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

Videoja tregon ushtarët e plagosur dhe të çarmatosur teksa mblidhen për tu transportuar më pas nga rusët drejt territoreve të kontrolluara prej tyre.

Ushtarët që mbronin fabrikën e çelikut tashmë janë në duart e ushtrisë që i ka bombarduar prej javësh.

Disa prej ushtarëve të regjimentit Azov deklarojnë se mjekët u kanë dhënë ilaçe dhe u kanë ndryshuar fashat e plagëve.

BBC shkruan duke cituar ushtarët ukrainas se qëndrimi i rusëve është normal deri tani dhe nuk ka patur forma të abuzimit fizik apo psikologjik.

Rusia nga ana tjetër deklaroi më herët se rreth 1000 luftëtarë janë dorëzuar deri më tani dhe janë dërguar në territorine kontrolluar prej tyre..

Frika për sigurinë e tyre është në rritje, pasi Moska ka deklaruar se ata do të hetohen, me disa deputetë që këmbëngulin se ata nuk duhet të shkëmbehen me të burgosur rusë.

Kategoritë
BotaLajme