Të shtëna me armë zjarri brenda universitetit në Gjermani, një viktimë dhe 3 të plagosur, autori vret veten

Një student është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri një Universitet në Gjermani.

Mediat vendase bëjnë me dije se autori pasi ka hapur zjarr, më pas ka vrarë edhe vetën.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një klasë brenda në Universitetin e Heidelberg në Neuenheimer Feld në Heidelberg.

Deri më tani nuk është bërë me dije identiteti i viktimës dhe studentëve që kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që nuk dihet se përse autori bëri një veprim të tillë.

Policia bën me dije se po merret me ngjarjen e cila ka tronditur vendin.

Kategoritë
BotaLajme