Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë

Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, konkretisht përpara selisë qendrore të PDK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Sipas saj, informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, ka shtuar Ahmeti.

Tutje ka theksuar se aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Kategoritë
LajmeVendi