Televizioni izraelit: Irani goditi me raketë anijen e mallrave të një kompanie nga Izraeli

Lajmi, i cili nuk citon asnjë burim, pohoi se anija e mallrave ishte në shënjestër të Iranit me raketë, duke pësuar dëm, por pa shkaktuar viktima

Televizioni izraelit Kanali 12 pretendoi se Irani ka goditur një anije mallrash të një kompanie izraelite me raketë në Detin Arabik, pa specifikuar datën se kur ka ndodhur incidenti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimit të televizionit, anija e mallrave u sulmua në Detin Arabik teksa po udhëtonte nga Tanzania për në Indi.

Lajmi, i cili nuk citon asnjë burim, pohoi se anija e mallrave ishte në shënjestër të Iranit me raketë, duke pësuar dëm, por pa shkaktuar viktima.

Televizioni izraelit tha se anija vazhdoi rrugën e saj dhe se dëmi do të vlerësohet kur të arrijë në Indi

Nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me datën e sulmit të pretenduar dhe zyrtarët izraelitë nuk kanë bërë ende një deklaratë në lidhje me lajmin.

Kategoritë
BotaLajme