Temperatura -60 gradë celsius, por zjarri pushton fshatin më të ftohtë në botë

Zjarre të mëdha kanë shkrumbuar hektarë të tërë toke shumë pranë fshatit më të ftohtë në botë, pavarësisht temperaturave nën zero.

Oymyakon, një fshat në Siberi, besohet të jetë vendbanimi më i ftohtë i banuar në Tokë dhe sot ka regjistruar një temperaturë prej minus 60 gradë celsius.

Por pavarësisht temperaturave të akullta, zjarret vazhdojnë të gllabërojnë tokën.

Ato quhen ndryshe “zjarre zombi”, ndërsa veçantia e tyre vrastare qëndron në mënyrën sesi pavarësisht temperaturave minus, zjarri nuk fiket falë një sasie gazi metani, që krijon një efekt mbrojtës.

Kategoritë
BotaLajme