Temperatura mbi 35 gradë edhe në dy ditët e fundit të korrikut

Prishtina Weather paralajmëron se gjatë ditës së nesërme dhe pasnesër do të ketë vapë të madhe, ndërsa paralajmëron se vapa afrikane nuk do të largohet.

29.07.2021 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Në dy ditët e fundit të muajit korrik mbetet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale mbesin të larta dhe luhaten nga 36C deri 38C. Vapa afrikane me temperatura maksimale mbi 35C mbetet prezente edhe javën e ardhshme.

30.07.2021 – Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 18C deri 38C, e në vise malore nga 17C deri 28C. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 6-10m/s, me hove deri në 13m/s në Dukagjin. Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet t’i ikim ekspozimit në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor, por edhe prezencës së pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare, vende-vende edhe në të dobëta.

31.07.2021 – Mbetet mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 18C deri 37C, e në vise malore 16C deri 28C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-6m/s. Indeksi UV në vlera shumë të larta, ndaj orëve të mesditës duhet t’i shmangemi qëndrimit në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor, por edhe prezencës së pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare, vende-vende shkurtimisht edhe në të dobëta.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme