Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës: Rrezikohet finalja e Champions, UEFA me plan B

UEFA po vlerëson mundësinë e ndryshimit të vendit për finalen e radhës të Champions League, e planifikuar aktualisht të luhet në Shën Petersburg më 29 maj. Shkak është kriza ruso-ukrainase dhe UEFA po e mendon seriozisht këtë gjë.

Shtypi anglez raporton se Wembley është një nga  favoritet për të pritur finalen e madhe të Champions League. Në UEFA janë shfaqur dyshime serioze për mundësinë për të luajtur finalen e Champions-it në Gazprom Arena.

Prandaj, UEFA do të monitorojë krizën në mënyrë që të hartojë një plan emergjence, nëse është e nevojshme.

Disa linja ajrore të mëdha evropiane kanë njoftuar tashmë se do të pezullojnë ose reduktojnë fluturimet si në Ukrainë ashtu edhe ne Rusi për shkak të problemeve në rritje të sigurisë.

Kategoritë
Sport