Tensionet në Bosnjë e Hercegovinë: I dërguari i Bidenit zbarkon të dielën në Sarajevë

Gabriel Escobar, emisar i presidentit amerikan, Joe Biden për Ballkanin do të vizitojë Bosnjën të dielën.

Klix.ba, media nga Bosnja konfirmuar se ai të dielën do të zhvillojë disa takime në Sarajevë me liderët e Bosnjës, shkruan lajmi.net.

Escobar gjatë kësaj vizite pritet të sjellë një numër të propozimeve për politikanët atje për gjetjen e një zgjidhje të krizës.

Kujtojmë se seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Bosnjë e Hercegovinë do të mbahet nesër, është bërë e ditur në faqen e internetit të organizatës botërore.

Në seancën e paralajmëruar fillimisht për sot, duhet të diskutohet raporti i fundit i Organizatës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe zgjatja e misionit Altea, mandati i të cilit përfundon të premten.

Në raportin e tij, Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt paralajmëron se BeH është në rrezik të afërt të shpërbërjes dhe se ka një mundësi “shumë reale” të konflikteve të reja.

Seanca është caktuar për pasdite me orën lokale.

Kategoritë
LajmeRajoni