Tensionet Ukrainë-Rusi, rritet çmimi i naftës

Rritja e çmimit të naftës për shkak të krizës midis Ukrainës dhe Rusisë rrezikon të prishë zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën, shkruan BBC

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti nivelin më të lartë në 7 vite, me pothuajse 98 dollarë të martën pasi Rusia njohu rajonet në lindje të Ukrainës si shtete të pavarura. Mbretëria e Bashkuar dhe disa aleatë perëndimorë kanë kërcënuar se do të vendosin sanksione kundër Moskës.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar pas Arabisë Saudite, dhe gjithashtu prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror.

Sanksionet ndaj Rusisë do të kenë “ndikim të madh në ekonominë globale”, sipas Sue Trinh nga Manulife Investment Management.

Kategoritë
BotaLajme