Tentoi “goditjen me laps” të Profetit Muhamed: vdes mes flakëve suedezi famëkeq

Artisti suedez Lars Vilks, i njohur për vizatimin e një karikature të pretenduaar të Profetit Muhamed (nuk ka asnjë imazh të Profetit Muhamed, ndaj dhe çdo rrekje për ta paraqitur atë është një fantazi keqdashëse), vdiq në një aksident me makinë duke u shkrumbuar brenda saj, raportoi BBC, duke cituar mediat lokale.

Vilks thuhet se ishte në një makinë të policisë civile që u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd, në jug të Suedisë duke shpërthyer në flakë.

Vilkes ka qenë nën mbrojtjen e policisë që nga viti 2007, pasi mori kërcënime për shkak të karikaturës.

Policia tha se ende nuk është e qartë se si ka ndodhur përplasja.

Para publikimit të asaj karikature, Vilks ishte kryesisht i panjohur jashtë Suedisë. Ai ishte më i njohur në vendin e tij për ndërtimin e një skulpture pemësh në një rezervat natyror në Suedinë jugore pa leje, gjë që shkaktoi një mosmarrëveshje të gjatë ligjore.

 

Kategoritë
BotaLajme