Termokos: Nuk është paralajmëruar shtrenjtim i çmimit të ngrohjes

Ndërmarrja publike “Termokos” ka reaguar pas raportimeve ne medie duke thënë se nuk o të ketë shtrenjtim të çmimit të ngrohjes

Reagimi i plotë:

Për hir të informimit të drejtë dhe korrekt, NP “Termokos” informon opnionin e gjerë, dhe në veçanti konsumatorët tanë, se në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, nuk është paralajmëruar shtrenjtim i çmimit të ngrohjes, ashtu siç një portal vendor ka publikuar sot një titull tendencioz.

NP “Termokos” SH.A., ka kërkuar nga portali, që ka publikuar këtë titull tendencioz, që ta tërheqë atë dhe të mos dezinformojë opinionin e gjerë me përmbajtje të tilla të pavërteta.

Në të kundërtën, NP “Termokos” do të ndërmarr të gjitha masat e duhura ligjore sa i përket kësaj dezinformate.

Rikujtojmë, se i vetmi autoritet, që rregullon aktivitetin në sektorin e energjisë në Kosovë, dhe si rrjedhojë është përgjegjëse edhe për përcaktimin e tarifave të energjisë termike është Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ndërsa NP “Termokos” vetëm i zbaton ato tarifa.

Ne shprehim keqardhjen tonë të thellë, për çdo shqetësim që mund t’u jetë shkaktuar  konsumatorëve tanë me këto lajme të pavërteta.

Kategoritë
LajmeVendi