Terroristi me shtetësi franceze, i kapur në Hatay, u dënua me burg në seancën e parë

I pandehuri i paraburgosur Clement G. (28) mori pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën e 3-të Penale të Lartë në Hatay

Një terrorist me shtetësi franceze, anëtar i organizatës terroriste Al Kaeda, i cili kërkohej nga Interpoli me njoftim të kuq dhe u kap në përpjekjen për të hyrë ilegalisht në Turqi nga Hatay, pas padisë për “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, dhe u dënua me 3 vjet, 1 muaj e 15 ditë burg në seancën e parë në bazë të dispozitave të pendimit, raporton Anadolu Agency (AA).

I pandehuri i paraburgosur Clement G. (28) mori pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën e 3-të Penale të Lartë në Hatay përmes Sistemit të Informacionit Audio dhe Video (SEGBİS).

Në mbrojtjen e tij, e cila u mor përmes një përkthyesi, Clement G. deklaroi se teksa ishte në Francë ka punuar si bojaxhi dhe ka shkuar në Siri rreth katër vjet më parë.

Duke pretenduar se ai pa që e vërteta ishte ndryshe në Siri, ku ai shkoi atje për çështje humanitare, i pandehuri francez deklaroi:

“Kur shkova në Siri, mësova se po më gënjejnë. Situata ishte shumë e ndryshme nga qëllimi im. Unë isha në zonën e Harimit. Edhe pse grupi ynë dukej si Al-Kaida, ata veprojnë të pavarur. Kur shkova atje, unë u caktova në sigurinë e kufirit, kisha një armë dhe paguhesha 15 mijë lira siriane në muaj. Pas tre muajve u plagosa, pas kësaj, 3,5 vjet me radhë u përpoqa të dal nga Siria. Islami në Siri nuk është Islami i vërtetë. Unë kam parë Islamin e vërtetë në Turqi. Në Siri gjithçka ishte e gabuar”.

Pasi kryetari i gjykatës kujtoi se ai ishte kërkuar nga Interpoli me njoftim të kuq, Clement G pretendoi se ai nuk ishte i përfshirë në ndonjë krim terrorist derisa ishte në vendin e tij, porse ai ishte kërkuar pasi që shkoi në Siri. Clement G theksoi se ai po tregonte gjithçka që dinte, duke pretenduar se dëshira e tij e vetme ishte të shkonte në vendin e tij.

Sipas mendimit të tij mbi provat, prokurori publik kërkoi që i pandehuri të dënohej për “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste” dhe vazhdoi arrestimin e tij.

Bordi i gjykatës vendosi të ulë dënimin e të pandehurit, i cili u dënua me 6 vjet e 3 muaj burg, në 3 vjet, 1 muaj e 15 ditë, brenda kuadrit të dispozitave efektive të pendimit, dhe vendosi të vazhdojë burgimin e tij.

Kategoritë
BotaLajme