Testi PISA, Qehaja nuk pret rezultat të mirë: Qëllimi jonë duhet të jetë përmirësimi në arsim si interes shtetërorë

Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, nuk pret ndonjë rezultat të mirë në testin PISA. Ai thotë se arsyet janë të shumta por kryesorja është sistemi jo i mirëfilltë arsimorë

Në fund të muajit prill, pritet që nxënësit e shkollave të mesme t’i nënshtrohen Testit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve (PISA). Në testin e fundit, nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës u ranguan në vendin e tretë nga fundi.

Qehaja ka thënë se qëllimi i Kosovës nuk duhet të jetë testi PISA por që duhet të jetë përmirësimi në arsim si interes shtetërorë dhe përgjegjësi karshi të rinjve.

“Ne nuk besojmë që mund të ketë një rezultat më të mirë në testin PISA për plot arsye dhe më kryesorja ajo e një sistemi jo të mirëfilltë arsimorë. Ato mangësi që i kemi në kurikulë, planprograme, tekste metodologji të mësimdhënies, infrastrukturë, gjitha këto së bashku e bëjnë të pamundur që edhe  statistikisht të kemi një performancë më të mirë të nxënësve tonë në këtë testim. Mund të kemi një rangim më të mirë të rastësishëm, subjekt nga rangimet e vendeve të tjera, mirëpo përmirësim në rezultat nuk mund të ketë për shkak që ai ndryshimi i vërtetë i cili kthehet në rezultat më të mirë duhet të vije nga sistemi arsimor, nga kurikula e për të ndodhur diçka e tillë duhen vite në mënyrë që e njëjta të kthehet edhe në piksim”.

“Qëllimi jonë nuk duhet të jetë testi PISA vetëm, qëllimi jonë duhet të jetë përmirësimi në arsim si interes shtetërorë, si interes dhe përgjegjësi karshi të rinjve brenda sistemit brenda sistemit arsimor, dhe pastaj kur kemi një kurrikulë më të mirë, tekste më të mira shkollore, infrastrukturë më të mirë, llogaridhënie dhe përgjegjësi brenda sistemit arsimor, atëherë dhe një performancë më e mirë në test PISA do të vijë si diçka që do të paraqitej shumë natyrshëm”, tha Qehaja.

“Testi PISA matë shkathtësitë dhe aftësitë e nxënësve në matematikë, shkenca dhe gjuhë, të gjitha këto të standardizuara nga OESTE-ja dhe e njëjta targeton grup moshat prej 15 vjeçare në një mori prej vendeve përgjatë gjithë globit.

PISA, apo Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, është një studim mbarëbotëror i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në vendet anëtare dhe joanëtare, i cili ka për qëllim vlerësimin e sistemeve arsimore.

Kategoritë
LajmeVendi