Tetë shtetet amerikane do të pranojnë patentën e shoferit në iPhone

Tetë shtete amerikane do të pranojnë patentë shoferin dhe ID -të e tjera shtetërore të ruajtura në një iPhone, ka njoftuar Apple.

Kjo risi e shpallur për herë të parë në një prezantim në qershor, i lejon përdoruesit e iPhone të ruajnë ID -të në aplikacionin Ëallet.

Sipas BBC, disa kishin shprehur shqetësime për privatësinë në lidhje me dorëzimin e telefonave inteligjentë tek policia ose zyrtarët e sigurisë.

Apple tani thotë se përdoruesit nuk kanë nevojë të zhbllokojnë ose dorëzojnë telefonat e tyre që sistemi të funksionojë për sigurinë e aeroportit.

Por mbetet e paqartë si mund të funksionojë përfundimisht për përdorime të tjera të ID, siç janë shoferët e ndaluar nga policia.

Administratori i TSA-së, David Pekoske tha se sistemi i ri “do të mundësojë një përvojë më të thjeshtë të kontrollit të sigurisë në aeroport”.

Kategoritë
Të ndryshme