“T’fala nga Haga” – Thaçi vizitohet në Speciale nga vëllau dhe miqtë e tij

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi është vizituar në Qendrën e Paraburgimit nga vëllau i tij, Blerimi si dhe nga dy miqë të tij.

Lajmin për vizitën e ka bërë të ditur miku i tij, Milaim Cakiqi, shkruan lajmi.net.

“Hashim Thaçi ishte i ri kur e nisi rrugëtimin për liri dhe pavarësi. Me besim të palëkundur e bëri luftën dhe paqen. E bëri historinë e re dhe Kosovën e re”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

T’fala nga Haga!

Hashim Thaçi ishte i ri kur e nisi rrugëtimin për liri dhe pavarësi. Me besim të palëkundur e bëri luftën dhe paqen. E bëri historinë e re dhe Kosovën e re.

Me besim të palëkundur po qëndron edhe në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, i privuar nga liria, por i pathyer, i panënshtruar dhe i pa dorëzuar.

U ndjeva shumë mirë që e pashë, pas vizitës që kisha dje në Hagë, sepse takimet me të kudo janë frymëzuese. Një lider i formësuar në vitet më të rënda që përjetoi populli ynë, nuk mund të thyhet nga askush. Hashim Thaçi ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i pathyeshëm. Në luftë, në liri, në paraburgim, kudo, ai është i madh!

https://www.facebook.com/milaim.cakiqi.5/posts/4487260884721484

Kategoritë
LajmeVendi