Thikë në fytyrë nga shqiptari pasi mbrojti një vajzë, 21-vjeçari bëhet hero në Itali

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Verona të Italisë.

Një minoren shqiptar sulmuar me thikë një 21 vjeçar italian, i identifikuar si Michele Dal Forno.

Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pasi 21 vjeçari ndërsa po kthehej në banesë ka parë një vajzë që po grindej me dy të mitur.

Ngjarja ka marrë përmasa kombëtare në Itali ku nuk kanë munguar mesazhet në mbështetje të aktit të 21-vjeçarit.

Solidariteti

Në orët e fundit, solidariteti me Michele Dal Forno ka ardhur nga e gjithë Italia. Pas liderit të Lega Nord, Matteo Salvini, edhe presidenti i Rajonit, Luca Zaia reagoi në rrjetet sociale.

Drejtori i Shkollës së Policisë Peschiera, Gianpaolo Trevisi, ftoi Michele Dal Forno të takonte studentët: “Kjo shenjë në fytyrë do të jetë tatuazhi më i bukur ndonjëherë. Do të përfaqësojë guximin, altruizmin dhe forcën, vlera që, madje edhe më shumë në këto kohë, nuk guxojnë kurrë të merren si të mirëqena”.

Duke rindërtuar incidentin ai shpjegoi: “Unë u përpoqa t’i bindja të gjithë ta linin të qetë. Pastaj filloi sulmi: Unë mendova se ai e kishte goditur me grusht edhe pse kishte shumë gjak që dilte nga fytyra e tij”.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme