Thirrje kundër luftës në televizionin shtetëror, protestuesja ruse del para gjykatës

Punonjësja e televizionit shtetëror rus që doli të hënën në mes të transmetimit me një mesazh kundër luftës në Ukrainë del sot para gjykatës. Sipas raportimeve, ajo ndodhet aktualisht në Gjykatën e Ostankino-s duke pritur gjykimin.

Marina Ovsyannikova akuzohet për “organizim të një eventi publik të paautorizuar”, një akuzë administrative kjo që dënohet me gjobë deri në 30,000 rubla (200 £), shërbim në komunitet ose deri në 10 ditë burg.

Kjo do të thotë se punonjësja nuk po akuzohet sipas ligjit të ri të Moskës për “përhapjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë”. Deri paraditen e së martës, Ovsyannikova nuk po mund të lokalizohej nga avokatët e saj, kurse tani në një foto të publikuar në rrjet ajo shfaqet në gjykatë pranë një mbrojtësi ligjor.

Kategoritë
BotaLajme