“Thyerje të gjymtyrëve dhe dhunë”, detaje nga certifikata e autopsisë për vdekjen e 18-vjeçares

Ndërsa nuk ka ende një autopsi për vdekjen e 18-vjeçares në Kosovë, të cilës ju dha lamtumira nga familjarët një ditë më parë, Mjekësia Ligjore i ka lëshuar një certifikatë familjes me t’u dorëzuar trupin e pajetë të të ndjerës.

Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, zbuloi se në atë çertifikatë përmendet qartë se në rastin e vrasjes së 18-vjeçares, ka të bëhet me politraumë.

“Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka çertifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike. Certifikata e autopsisë i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë”.

Sipas saj, të gjithë ata që njohin shkencat e mjekësisë ligjore, e dinë se çka do të thotë politrauma.

Megjithatë pohon se kur të përfundohen edhe dy lloje tjerash analiza, atëherë përmbyllet raporti nga Mjekësia Ligjore apo ekspertët e mjekësisë.

Por se çka do të thotë saktësisht politrauma, ajo shpjegon:

“Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Balaj në Klan Kosova.

Kategoritë
LajmeVendi