Tifozët e Liverpool solidarizohen në Anfield me Ronaldon në minutën e 7

Rivalë të përjetshëm, por tifozët e Liverpool ishin në lartësinë e detyrës. Ky ishte homazh i tij në minutën e 7-të të lojës, duke kënduar “Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm” në kujtim të vdekjes së djalit që portugezi priste.

Tifozët e Manchester United dhe Liverpool u mblodhën në Anfield për të nderuar dhe mbështetur Cristiano Ronaldon, i cili këtë të hënë njoftoi vdekjen e një prej foshnjave binjake që ka lindur me partneren e tij, Georgina Rodríguez, shkruan abcnews.al.

Tifozët e të dyja skuadrave, në një vendim të promovuar nga tifozët e Liverpool dhe grupet e tyre mbështetëse, u bashkuan në një minutë duartrokitje kushtuar futbollistit portugez.

Në minutën e 7-të, me 1-0 në favor të Liverpool-it, falë një goli katër minutësh të Luis Diaz, njerëzit u ngritën nga vendet e tyre dhe filluan të duartrokasin Cristianon. Ndërkohë që disa tifozë shfaqnin në ajër fanellën e portugezit, një pjesë e madhe e Anfield-it filluan të brohorasin “You’ll Never Wal Alone”.

 

Kategoritë
Sport