Tifozët e Newcastle “zbresin nga qielli”, klubi do të shpenzojë vetëm 100 milion funte për katër vite

Që nga momenti kur sheikëte Arabisë Suaditë morën 80% të aksioneve të Newcastle, tifozët e klubit filluan menjëherë të ëndërrojnë dhe të festojnë.

Newcastle vërtetë tani është klubi më i pasur në botë dhe ka mbështetje financiare për të ndryshuar rrënjësisht skuadrëm, por gjërat nuk do të ndodhin aq shpejt sa do të donin tifozët.

Sipas  The Telegraph, pronarët e rinj duan ta rrisin klubin në mënyrë organike dhe nuk ka të ngjarë që të bëjnë investime të çmendura.

Në vend të kësaj, ata do të investojnë në zhvillimin e akademisë, do të përmirësojnë objektet dhe do të emërojnë një drejtor sportive për të hedhur themelet e një suksesi afatgjatë.

Buxheti që është projektuar  për të zhpenzuar për lojtarët në 4 vitet e ardhshme është vetëm 100 milion funte. r.t/abcnews.al

Kategoritë
Sport