Tifozi ambientalist ndërpret ndeshjen në Premier League. Lidhet me fashetë me portën (Video)

Një kaos i vërtetë ndodhi në ndeshjen Everton-Newcastle, sfida e prapambetur në Premier League ku vendasit luanin për të rikthyer shpresën e mbijetesës.

Pas një pjese të parë të qetë dhe të ekuilibruar, ndodhë diçka e paimagjinueshme në të dytën.

Një tifoz, siç mësohet ambientalisht futet në fushë fshehurazi dhe lidhet me shtyllën e portës, me një fashetë që i mbështjellë atij fytin.

Pamjet bëjnë xhiron e botës teksa mësohet se 21-vjeçari quhet Louis dhe është mbështetës i kauzës “Jo Vaj, Ndalojeni”. Një nismë që në Angli ndërmerret për të mbrojtur ambientin dhe shëndetin e njerëzve.

Gjithsesi ndeshja u ndërpre për të paktën 10 minuta ndërkohë që u bë dhe një kaos total për të larguar të riun nga porta dhe për t’ia hequr fashetën që siç shihet në pamje e lëvizin me gërshërë të mëdha.

Kategoritë
Sport