TIKA dhe Bashkia e Tiranës organizojnë aktivitet në kujtim të dëshmoreve të 15 Korrikut

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kanë organizuar aktivitetin për mbjelljen e 251 pemëve në kujtim të dëshmoreve të 15 Korrikut në Turqi.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kanë organizuar aktivitetin për mbjelljen e 251 pemëve në kujtim të dëshmoreve të 15 korrikut në Turqi.

Në aktivitetin e organizuar në Njësinë Administrative Kashar në Qarkun Tiranë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük theksoi se këto pemë mbillen në kuadër të 15 korrikut, 5-vjetori i tentativës për grusht shteti të organizate terroriste të drejtuar nga Fethullah Gülen.

Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi falënderoi ambasadorin e Turqisë dhe drejtoreshën e TIKA, theksoi se ato janë dy miq të mirë të Tiranës.

“…Sa herë Tirana ka pasur nevojë për një park, për nja aksion mbjellje pemësh, për kënde lojërash kanë qenë aty me ne. Jam shumë krenar për miqësinë e tyre dhe jam krenar që sot për të festuar një datë shumë të rëndësishme për demokracinë turke janë 251 pemë bliri të rritura që i dhurohen këtij komuniteti në Tiranë. Pemët do të jenë aty për të hedhur rrënjë siç ka hedhur miqësia jonë me miqtë tanë nga Turqia, por dhe për të bërë hije për fëmijët dhe të moshuarit në një zonë që është transformuar totalisht…”, tha Veliaj.

Ndërkohë, 251 pemë bliri janë dhuruar nga TIKA në kujtim të dëshmoreve të 15 Korrikut.

Kategoritë
BotaLajme